Ne trajnimin e “Menaxhimit te Mikpritjes” moren pjese punonjes te hoteleve, Bed and Breakfast, Guest houses te zones se Zadrimes si dhe te rinj qe duan te punesohen ne sektorin e Turizmit.
Trajnimet u zhvilluan ne periudhen 15 Shtator - 30 Shtator 2014, te organizuara ne tre grupe me nga 12 persona.
Komponent i rendesishem i ketij trajnimi ishte dhe praktika, e cila u zhvillua ne ambjentet e Restorant “Rapsodia”, duke bere te mundur qe pjesmarresit te mund te aplikonin vete ne praktike njohurite e perfituara gjate diteve teorike te trajnimit.
Ky trajnim kishte per qellim te njihte pjesemarresit me procedurat e punes ne sherbimet hoteliere, duke respektuar standartet nderkombetare te ofrimit te sherbimit si dhe duke i pershtatur keto praktika me bizneset qe ofrojne sherbime turistike ne zonen e Zadrimes dhe duke i inkurajuar ato te ofrojne sherbime cilesore dhe profesionale.
Trajnimi paraqiti përdorimin e teknikave të overbooking dhe pricing për menaxherët e ardhshëm si dhe menaxhimin dhe organizimin e punes se stafit.
Pjesemarresit ne perfundim te tij, pervetesuan elementet me te nevojshem te menaxhimit dhe monitorimit te front office, housekeeping, food and beverage dhe te arrijne te marketojne me sukses produktin turistik te zones.

