Turizmi eshte nje sektor i rendesishem i zhvillimit ekonomik te vendit. Rajoni i Zadrimes ka nje potencial te konsiderueshem ne kete fushe. Nje nga komponentet e rendesishem te turizmit per kete rajon eshte dhe tradita e hershme e artizanatit e cila vazhdon te jete burim te ardhurash per shume familje zadrimore. Duke qene se sipermarrjet private ne kete fushe jane sporadike, te pa organizuara dhe te pa studiuara, del nevoja e permiresimit te kapaciteteve te ketyre sipermarrjeve artizanale duke diversifikuar produktin dhe permiresuar cilesine e tij ne perputhje me kerkesat e tregut. Gjithashtu, keto sipermarrje duhet te rrisin kapacitetet e tyre ne fushen e praktikave te sukseshme te promovimit ne menyre qe te tregtojne me sukses produktet e tyre artizanale si ne tregun vendas ashtu edhe ne ate te huaj.
Trajnimi i Marketingut te Produkteve artizanale pjese e aktiviteteve te Projektit Festivali Zadrimor ne token e Fishtes u organizua në datat 15 Shtator – 3 Tetor 2014 dhe pati si objektiv permiresimin e sherbimeve te marketingut per sipermarresit artizanale lokale. Ne kete trajnim moren pjese 40 gra e vajza artizane nga zona se Zadrimes. Trajnimi u organizua ne 3 grupe dhe kohezgjatja e tij ishte 4 dite.
Gjate zhvillimit te trajnimit u perdor metodologji e kombinuar, ne menyre qe trajneret te kishin vemendjen e pjesemarresve gjate gjithe kohes. Pervec njohurive mbi marketingun rendesi iu kushtua kryesisht edhe disenjimit te produkteve artizanale duke marre parasysh tendencat bashkekohore moderne.
Te pranishem ishin edhe shembuj konkrete te suksesit si iniciativa e Authentic Albania Quality Mark dhe ushtrimeve praktike te bera dhe te ribera nga vete te trajnuarit ne menyre qe te kuptoheshin qarte dhe sakte konceptet e reja.
