Bashkia Rroskovec disponon mundësi dhe asete për të zhvilluar ekonomine vendore, por nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për t’u orientuar saktë drejt modeleve të qëndrueshme.
Zhvendosja e interesit në turizmin e fermave apo agroturizmin si nga investitorët ashtu edhe nga vizitorët është e pranishme në thuajse te gjitha rajonet me karakter agrar zhvillimi duke premtuar rritje ekonomike të komuniteteve vendase, punësim dhe vetëpunesim në rradhet e të rinjve dhe grave.
Synimi kryesor i Projektit është nxitja e rritjes ekonomike dhe punësimit në territorin e Bashkisë Rroskovec nëpërmjet prezantimit të modeleve të zhvillimit të qendrueshem të mbështetura në asetet dhe burimet kryesore natyrore e kulturore dhe të udhëhequr nga parimi gjithëpërfshirjes së komunitetit, të rinjve dhe grave në veçanti.
Me një kohezgjatje prej 8 muajsh ky projekt siguron shërbime mjaft efikase lidhur me menaxhimin e asete të territorrit dhe vënien e tyre ne shërbim te zhvillimit ekonomik.
Mbi të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë e propozuara per komunitetin janë gjithëperfshirëse dhe tregojnë vëmendje të veçantë ndaj të rinjve dhe grave.