Skip to content
  • Home
  • About
  • Projects
    • Ongoing Projects
    • Completed Projects
  • News
  • Announcements
  • Contact Us
Menu
  • Home
  • About
  • Projects
    • Ongoing Projects
    • Completed Projects
  • News
  • Announcements
  • Contact Us
Facebook Instagram

Projekti “Festival Mes Maleve”

Program: Interreg Euro-MED,OTHER PROGRAMS

“Festival Mes Maleve” nisi rrugëtimin e tij me një edicion të parë që tejkaloi pritshmëritë, duke e kthyer Golëmin e Kurveleshit në qendrën e një feste të gjallë të trashëgimisë, kujtesës dhe traditës.

Në peizazhin madhështor të maleve të Kurveleshit, u zhvillua një ditë e mbushur me histori, kulturë dhe emocione. Programi i festivalit u realizua me sukses nga fillimi në fund, duke sjellë për vizitorët një përvojë të plotë të identitetit kulturor të kësaj treve.

Festivali u hap me përurimin e Muzeut “Bilal Golemi”, kushtuar personalitetit më të shquar të Golëmit, shkencëtarit dhe studiuesit që i dha emër vendlindjes së tij edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Vizitorët patën mundësi të njiheshin gjithashtu me ekspozitën e prodhimeve blegtorale dhe artizanale lokale, si dhe me paradën e veshjeve tradicionale, që solli në skenë ngjyrat dhe hijeshinë e trashëgimisë së Kurveleshit.

Kulmi i aktivitetit ishte festa e madhe e këngës polifonike. Në skenë u ngjitën grupet e Golëmit “Bilal Golemi”, Gusmarit, Kolonjës, Rexhinit dhe grupi i këngëve e valleve “Gurra e Picarit”, ndërsa të ftuar ishin grupi polifonik i qytetit të Tepelenës, grupi polifonik i Bënçës dhe Folk Grupi “Bilbili” nga Vlora. Interpretimet e tyre dëshmuan edhe një herë se polifonia shqiptare mbetet një nga shprehjet më të fuqishme të identitetit tonë kulturor.

Ky festival lindi me një mision të qartë: të promovojë jo vetëm këngën e Kurveleshit, por edhe historinë, natyrën, traditat, mikpritjen dhe potencialin turistik të kësaj treve të jashtëzakonshme. Reagimet e publikut dhe pjesëmarrja e gjerë na bindën se ky vizion është përqafuar dhe se “Festivali Mes Maleve” ka hedhur themelet për t’u kthyer në një traditë të rëndësishme kulturore. Një falënderim i veçantë shkon për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, dhe sponsorët tanë të tjerë Matrix Konstruksion, Birra Gjirokastra Plus, Blessed Investment, si edhe për të gjithë mbështetësit dhe kontribuesit që besuan në këtë nismë.

Mirënjohja jonë shkon për të gjithë pjesëmarrësit artistët, grupet pjesëmarrëse, banorët dhe kryeplaku i Golëmit, autoritetet lokale Qarku Gjirokastër, Institucioni i Prefektit Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelene, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bashkëpunëtorët, vullnetarët dhe stafin e RCDC.

Activities

Loading...

5th PROMONT Project Meeting

Territorial Antenna Event

RCDC Represents the Green Living Areas Mission at the ReMED Final Event in Gozo

The 3rd Gathering of the Interreg Euro-MED Green Living Areas Community

4TH PROMONT PARTNERSHIP MEETING IN POSTOJNA (12-15 JANUARY 2026)

TRAINING TO LOCAL STAKEHOLDERS GROUPS

About Us

Regional Center for Development and Cooperation (RCDC) is a non-governmental organization established in 2007, aiming to contribute further deepening of knowledge and understanding of sustainable regional development processes through study, research …

Information

  • About us
  • News
  • Announcements
  • Contact

Programs

  • Interreg Italy-Albania-Montenegro
  • Interreg IPA CBC "Greece - Albania" 2014-2020
  • Interreg Adrion
  • Interreg Med
  • Interreg Balkan-Mediterranean
  • Interreg Euro MED 2021 -2027
  • Otto per Mille of the Waldensian Church of Italy
  • RDP- Northern Albania
  • AMSHC

Projects

  • C4LA Project
  • DE – RESS
  • POWER
  • EXCELLENT
  • TOURISMED
  • SUMPORT
  • EMBLEMATIC
  • Consumeless
  • WINCOME
  • SMARTIMONY
  • THEMA
  • Internet of Bins
  • i-THEA
  • GREAT SUN
  • CULTURAL LANDS
  • INNOVIMENTOR
  • APPRODI

Call us +35542267774

Rruga Reshit Çollaku, Tiranë 1001, Shqipëri
info@rcdcalbania.org
follow us
Facebook Instagram