Skip to content
  • Home
  • About
  • Projects
    • Ongoing Projects
    • Completed Projects
  • News
  • Announcements
  • Contact Us
Menu
  • Home
  • About
  • Projects
    • Ongoing Projects
    • Completed Projects
  • News
  • Announcements
  • Contact Us
Facebook Instagram

Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi qeverisjen e hapur dhe platformat e komunikimit publik-privat

Program: AMSHC

Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rrajonal (RCDC), në kuadër të Projektit “Praktikimi i qeverisjes së hapur në Bashkinë Kavajë”, financuar nga AMSHC, organizoi   më datë 4 Gusht 2016 në ambjentet e Hotel AS, Golem, Tryezën e Rrumbullakët me temë “Ndërgjegjësimi i  komunitetit mbi qeverisjen e hapur dhe platformat e komunikimit publik-privat”.

Në këtë aktivitet morën pjesë  30  përfaqësues të Bashkisë Kavajë dhe të njësive administrative Helmas, Luz i Vogël, Synej e Golem.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjesimit qytetar  mbi qeverisjen e hapur dhe përfitimet prej saj. Eksperti i RCDC shpjegoi për pjesëmarrësit konceptin e qeverisjes së hapur, mjetet për një mirëqeverisje, përdorimin e teknologjive të reja  për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, angazhimin e shoqërisë civile në qeverisjen vendore, etj.

Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime duke sjellë eksperienca nga puna e përditshme në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarit, informimit, transparencës, llogaridhënies dhe shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit.

Gjithashtu, vlen për t’u përmendur informacioni i cili iu prezantua  të pranishmeve lidhur me rezultatin e Monitorimit  Kombëtar, për Implementimin e Ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” në nivel të Qeverisjes Vendore (INFOCIP) -  Qendra për çështjet e informimit publik (https://www.infocip.org/al/wp-content/uploads/2016/05/RTI-implementation-albania-2016-Final-sweden-OPC.pdf). Në këtë link jepet informacion për programin e transparencës. Bashkia Kavajë renditet e katërta pas Lezhës, Vlorës e Shkodrës sa i takon funksionimit me efikasitet të faqes informative të web, duke lënë pas në renditje Bashki të mëdha si Tirana apo Durrësi.

Ky fakt u mirëprit dhe u duartrokit nga pjesëmarresit  të cilët e konsideruan jo vetëm si një vlerësim të punës së tyre  në fushën e transparencës, por edhe një tregues  të  përkushtimit të Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal në realizimin e projekteve të qeverisjes së mirë.

Ky projekt financohet nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile

header_1

About Us

Regional Center for Development and Cooperation (RCDC) is a non-governmental organization established in 2007, aiming to contribute further deepening of knowledge and understanding of sustainable regional development processes through study, research …

Information

  • About us
  • News
  • Announcements
  • Contact

Programs

  • Interreg Italy-Albania-Montenegro
  • Interreg IPA CBC "Greece - Albania" 2014-2020
  • Interreg Adrion
  • Interreg Med
  • Interreg Balkan-Mediterranean
  • Interreg Euro MED 2021 -2027
  • Otto per Mille of the Waldensian Church of Italy
  • RDP- Northern Albania
  • AMSHC

Projects

  • C4LA Project
  • DE – RESS
  • POWER
  • EXCELLENT
  • TOURISMED
  • SUMPORT
  • EMBLEMATIC
  • Consumeless
  • WINCOME
  • SMARTIMONY
  • THEMA
  • Internet of Bins
  • i-THEA
  • GREAT SUN
  • CULTURAL LANDS
  • INNOVIMENTOR
  • APPRODI

Call us +35542267774

Rruga Reshit Çollaku, Tiranë 1001, Shqipëri
info@rcdcalbania.org
follow us
Facebook Instagram